2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Shkodër/ Burri i dhunonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet vetëm trupi i 9-vjeçares, pranga babait

Një ngjarje e tmerrshme që nuk ka precedent në Shqipëri ka ndodhur në Shkodër, duke tronditur opinionin publik. Dhuna në familje është shkaku i dyshuar që nëna, bashkë me tre fëmijët e saj, të japin fund jetës, pasi dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Bunë pranë Darragjatit.

Deri më tani, është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa nëna Alma Arrazi bashkë me dy fëmijët tjerë, një vajzë 8-vjeçare dhe një djalë 3-vjeçar, janë ende të zhdukur. Babai, Erdgys Arrazi, është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, duke akuzuar për dhunë në familje.

Deklaratat e motrës së gruas, e cila ka dëshmuar për dhunën barbarike të gruas së saj nga burri, kanë shtuar tensionin në rast. Arrazi ka denoncuar në polici se gruaja dhe fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera.

Kërkimet për të gjetur trupat e zhdukur janë në vazhdim nga polumbarët e RENEA-s, ndërsa dyshohet se edhe ata mund të jenë vetëmbytur. Nëna me fëmijët e saj janë dyshuar se janë hedhur në lum pasi gruaja kishte mësuar për tradhtinë e bashkëshortit.

Reagimi i ftohtë i Erdgys Arrazit pas gjetjes së trupit të vajzës dhe mohimi i dhunës ndaj familjes ka shkaktuar zemërim në opinion. Familjarët e tij janë të lidhur me raste të tjera kriminale, duke bërë që rasti të jetë edhe më kompleks dhe tronditës për shoqërinë.

Kur ka mësuar për gjetjen e trupit të pajetë të së bijës, Erdgys Arrazi ka qenë i ftohtë dhe pa asnjë reagim dhe ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas.

Erdgys Arrazit është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, ai u la në burg vetëm për kanabisi, pasi nuk pati prova ndaj tij, si i përfshirë në ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...