15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shkodër, goditje e fortë ndaj kultivimit të kanabisit: Asgjësohen afro 20 mijë bimë narkotike

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës, ku janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 19 739 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë të llojit cannabis sativa.

Operacioni, i koduar “Koordinata”, është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe kontrolle të thelluara në terren.

Zonat me prani më të lartë të bimëve narkotike rezultuan:
• Vau i Dejës, në njësitë administrative Shllak dhe Temal, ku u identifikuan dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë kanabisi;
• Shkodër, në zonat Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, me 201 fidanë dhe 651 bimë;
• Pukë, në njësinë Qerret, ku u gjetën 1 050 bimë;
• Fushë-Arrëz, në njësinë Iballë, me 174 bimë të dyshuara narkotike.

Përveç goditjeve në terren, hetimet kanë nisur edhe për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi ndaj disa funksionarëve lokalë. Kryetari i fshatit Kir, shtetasi S. H., dhe roja i mjedisit, L. A., janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia thekson se do të vijojë me kontrolle intensive në të gjithë qarkun dhe apelon për bashkëpunim me qytetarët për të raportuar çdo aktivitet të paligjshëm që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...