14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkodër/ Shpërthim me tritol në banesën e punonjëses së Doganës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, rreth orës 03:40 të 25 marsit.Autori ka hedhur lëndën plasëse në portën e banesës së 62-vjeçares Frida Sala dhe më pas është larguar.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62-vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Në dëshminë e saj në polici, 62-vjeçarja e cila punon në Doganën e Hanit të Hotit, ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd. Ajo thotë se ishte zgjuar herët në mëngjes për të ngrënë syfyr për muajin e Ramazanit, bashkë me djalin e saj, kur kanë dëgjuar shpërthimin.

“Jemi zgjuar me djalin në mëngjes për të ngrënë syfyrin për muajin e ramazanit. Kemi dëgjuar shpërthimin së bashku me djalin, dhe menjëherë kemi njoftuar policinë. Nuk kemi konflikt me askënd. Nuk di arsyen pse mund ta kenë bërë”, ka deklaruar ajo.

Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e 62-vjeçares, Dori Sala, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët. Ky i fundit punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik. Vëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...