17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkodër – Tragjedia e Kristian Kolës: Motra tregon detaje:”Dyshoj që policia është e implikuar”

Shkodra – Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës ditën e djeshme, kur 34-vjeçari Kristian Kola u qëllua për vdekje në qendër të qytetit, jashtë një lokali ku po pinte kafe. Motra e tij, Mariza Kola, ka dhënë detaje prekëse rreth vëllait dhe rrethanave të ngjarjes.

“Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Ka punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur konflikt apo hasmëri me kërkënd,” tregon Mariza.

Ajo theksoi gjithashtu se i ati nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendngjarje. “Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi,” përfundon motra e viktimës.

Sipas informacioneve të policisë, dy autorët kanë qëlluar Kristian Kolën me 8 plumba, duke përdorur një armë me silenciator. Dyshohet se vrasja është kryer nga një profesionist, i cili ka studiuar objektivin dhe ka vepruar me kujdes. Pas ngjarjes, motomjeti i dyshuar i autorëve u gjet i djegur, ndërsa policia po kryen ekspertizë për të gjetur prova të mundshme dhe për të identifikuar personat që mund t’i kenë ndihmuar.

Autoritetet po hetojnë edhe pistat e tjera, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Më herët, viktima kishte pasur një konflikt të vogël rreth një viti e gjysmë më parë, i cili ishte mbyllur, dhe nuk konsiderohet pistë kryesore hetimore.

Kristian Kola dhe babai i tij kishin një kompani ndërtimi, ku punonin së bashku, dhe sipas familjarëve, 34-vjeçari nuk kishte asnjë problem ligjor apo konflikt të pazgjidhur.

Në Shkodër, qytetarët janë tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...