4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkuan si turistë, kapen duke shitur kokainë në Terni: Një shqiptar arrestohet, tjetri shpëton

Një operacion i karabinierëve në Viale Centurini, Terni, ka çuar në arrestimin e një 22-vjeçari shqiptar, ndërsa një bashkëpunëtor 19-vjeçar është shpallur në kërkim.

22-vjeçari, me precedentë penalë, u ndalua teksa drejtonte një fuoristradë me qira. Gjatë kontrollit në automjet dhe trup, u gjetën 23 pako me kokainë, tre me kanabis dhe një mijë euro para të gatshme nga trafiku i drogës. Ai iu nënshtrua testit të drogës, i cili rezultoi pozitiv, dhe iu hoq leja e drejtimit të mjetit. Gjykatësi urdhëroi ndalimin e qëndrimit në Terni si masë paraprake.

Në një rast tjetër, karabinierët ndaluan një tjetër shqiptar, 19 vjeç, gjithashtu në Itali me vizë turistike. Gjatë kontrollit trupor, i riu u kap me 37 pako kokainë dhe u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Ai ndodhet nën arrest.

Hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikut të drogës vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...