Bisnezmeni Pëllumb Gjoka, sipas dosjes në SPAK, ishte personi që mori porosi nga Ervis Martinaj, cili pagoi 110 mijë Euro për vrasjen e Gjin Ndojit në Shkodër. Gjoka pajtoi Behar Bajrin dhe klanin e tij për të kryer krimin, shkaku i të cilit nuk dihet ende.
Në një nga përgjimet në Sky, dekoduar nga francezët, thuhet se kur Bajri i shkroi për tre të huaj vrasës, një arab, një nga Kosova dhe një serb, ai I tha- jepu sa kërkojnë. Por Behar Bajri, po sipas SPAK, u thotë se për kaq para, dilte garant vetë. Në lojë nuk ishte vetëm Gjoka, por edhe shoferi i tij, një ish polic Edmond Preka. Në dosjen hetimore, thuhet se ka prova që Edmond Preka, pas vrasjes së Gjon Ndoj (Boriçi) me dy plumba në kokë dhe një në shpatull, ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes
Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv. Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.
Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Ndërkohë një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qarta deri më sot.
Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb.
Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.