19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shoqata e Hidrokarbureve i përgjigjet Braçes: Nuk favorizohemi nga Bordi i Transparencës

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve në një njoftim publik ka reaguar lidhur me pretendimet se kompanitë e tregtimit të karburanteve në vend nuk po reflekton ecurinë e çmimeve në bursa.

Ishte deputeti socialist Erion Braçe ai që denoncoi sot se ulja e çmimit për fuçi nuk po reflektohet në çmimin e karburanteve në vendin tonë.

Sipas Shoqatës nuk mund të përdoret si referencë ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa me çmimin e shitjes së karburantit në pikat, që tregtojnë me pakicë. “Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi, që i behet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e pa përpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të pa përpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport (makina)”, thuhet në reagim.

Shoqata thotë se Bordi i transparencës, që u krijua në fillim të marsit dhe cakton periodikisht çmimet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve e gazit, nuk po i favorizon aspak kompanitë. “Kushdo mund të verifikojë nga bilancet e kompanive se mesatarisht 5 lekë për litër shpenzime operative nuk u lejohet kompanive t’i përfshijnë në çmimin e tabelës”.

Për një verifikim real e koherent, Shoqata bën me dije se nga korrigjimi i çmimit i datës 1.6.2022, çmimi i publikuar në Platt’s, në usd për ton tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. “Kjo do të thotë se deri ne korrigjimin e bërë nga bordi, vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 leke/lit naftën dhe -2,7 leke/lit benzinën”.

Shoqata thekson se fakti që në këtë treg nuk ka hyrje të reja prej vitesh tregon se ai nuk po gjeneron fitime të larta.

Bordi i Transparencës vendosi dje një rritje të çmimeve të karburanteve. Nafta u shtrenjtua me 9 lekë për litër duke arritur në 248 lekë. Benzina do të tregtohet me 244 lekë për litër, nga 237 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm.

Nafta po arrin sërish afër nivele maksimale historike prej 260 lekësh, nivel që u shënua në fillim të marsit, kur nisën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar probleme në zinxhirin global të furnizimit. Pas rritjes së fortë dhe protestave për shtrenjtimin e karburantit u krijua Bordi i Transparencës, që fikson në mënyrë periodike çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta aktualisht është 30% më e shtrenjtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...