10.5 C
Tiranë
Thursday, October 9, 2025
spot_img

Shorti për Botërorin “Katar 2022″/ Duka: Grup i vështirë, bëhemi gati për Euro 2024

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, që njohu Shqipërinë me kundërshtarët në këtë aventurë të re.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Presidenti i FSHF-së pranon se shorti na ka vënë në një grup të vështirë, por ai beson se kombëtarja kuqezi do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk duhet të bëjë asnjë hap fals.

Sipas tij, objektivi i përfaqësueses shqiptare duhet të jetë vendi i tretë, por ai thekson se të gjithë mundës të besojmë se mund të shkojmë në zonën play-off.

“Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare. Do të ishte e bukur një fitore në ‘Wembley’. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin. Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon. Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, – thotë Presidenti Duka në reagimin e tij pas shortit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale: Profili i kandidatëve në 6 bashki

0
Partia Socialiste ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, që do të mbahen në Tepelenë, Vlorë, Mat, Berat,...

Kriza politikë në Francë: Thirrje për dorëheqjen ose Zgjedhje të Parakohshme për Macron

0
Presidenti Emmanuel Macron përballet me një krizë të rëndë politike, ku ish-aleatët dhe kundërshtarët po kërkojnë që ai të japë dorëheqjen ose të shpallë...

Sulmi me thikë ndaj kryetares së zgjedhur në Gjermani , vajza e adoptuar e...

0
Kryetarja e zgjedhur e bashkisë Herdecke, Iris Stalzer, 57 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me thikë në shtëpinë e saj në...

Shembet ndërtesë në ndërtim në Madrid: 10 të plagosur dhe 4 të zhdukur

0
Të paktën dhjetë persona janë plagosur dhe katër të tjerë janë të zhdukur pas shembjes së pllakës së një ndërtese pesëkatëshe në Calle Hileras,...

Sulm i përgjakshëm me bomba mbi protestë në Myanmar: 24 të vrarë dhe 47...

0
Të paktën 24 persona u vranë dhe 47 të tjere u plagosën gjatë një proteste kundër qeverisë ushtarake të Myanmarit, pasi një parashutë me...