4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shpallja ‘non grata’ e Berishës/ Basha: “PD dhe unë nuk mund të bëhemi avokat të askujt”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit me tre anëtarët e Kongresit të SHBA.

I pyetur nëse kanë kërkuar shpjegime për Berishën që u shpall i korruptuar nga DASH, Basha tha se partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara.

A keni kërkuar shpjegime për liderin historik të PD që është shpallur si person i korruptuar?

Prania kaq e lartë e anëtarëve të Kongresit dhe Senatit me shumicë dërrmuese republikane, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritet tona, prioriteti ynë absolut është ndarja nga e shkuara, dhe korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, dhe që po e zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për ti prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe përmes politikës të Shqipërisë ishte tu jepja zë prioriteteve atyre që shpreva më parë. PD dhe unë nuk mund të bëhemi avokat të askujt, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve. Jam siguruar nga senatorët dhe anëtarët e Kongresit se do kemi mbështetje të plotë të Kongresit dhe Senatit amerikan, në manyrë bipartizane, si nga demokratët ashtu edhe partia jonë simotër republikane”.

Basha më tej e cilësoi sajesë zërat se ka penguar anëtarët e grupit parlamentar për të folur mbi çështjen Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...