25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Takimi me përfaqësuesit e Kongresit amerikan/ Basha: “Shfaqën interes të veçantë për vetingun e politikanëve,

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli pas takimit të zhvilluar sot me senatorë dhe kongresmenë të lartë amerikanë.

Lulzim Basha ka zbardhur një pjesë të bisedës me delegacionin nga Kongresi Amerikan, teksa theksoi se kanë shprehur interes për nismat e PD-së, konkretisht ajo për vettingun e politikanëve dhe kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryedemokrati deklaroi se në prioritetin e parë për Shqipërinë ka renditur domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar.

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikanë, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD, dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon. Në prioritetin e parë për Shqipërinë natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar, ku shfaqën një interes të veçantë për iniciativat tona politike, siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i PD-së dhe i shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Folëm për rëndësinë që ka lufta ndaj korrupsionit dhe faktin që gjithë rajoni po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqeritë e Ballkanit Perëndimor, sepse autokratët e Ballkanit kanë shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë asnjë cast kauzës kryesore të shqiptarëve që të kenë politikanë të pastër. U shpjegova se si përmes iniciativës sonë të Vetingut do plotësojmë deficititet, faktin që drejtësia nuk ka cuar pas hekurave asnjë politikan të nivelit të lartë. Vetingu i politiknave, si një iniciatvë që ndihmon për të hequr cdo alibi ishte në focus të bisedës që treguan anëtarët e delegacionit të Kongresit”

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...