17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shpat Kasapi dhe Selvija në krizë martesore? Detaje që ngrenë dyshime për ndarje

Martesa mes këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortes së tij Selvija duket se po përjeton një moment delikat, madje burime për Prive lënë të kuptohet se çifti mund të jetë ndarë.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që flitet për probleme mes tyre, kësaj here situata duket më serioze. Prej javësh, dyshja nuk janë parë më bashkë në publik apo në rrjetet sociale, ku më parë ndanin momente të përbashkëta. Më e dukshmja: ata nuk ndiqen më në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha fotot së bashku, një sinjal i qartë në botën e showbizit që shpesh paraprin një ndarje.

Në një mesazh emocional të publikuar së fundmi në InstaStory, Selvija shkruan:

“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes!”

Ky mesazh, që ngjan më shumë si një thirrje për forcim personal në kohë sfide, është parë nga ndjekësit si një shenjë e qartë e një krize të thellë në jetën e saj private.

Derisa të ketë një konfirmim zyrtar nga vetë çifti, fansat do të vijojnë të spekulojnë, por të gjitha shenjat e deritanishme flasin për një ndarje të mundshme mes Shpatit dhe Selvijës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...