2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash/ SPAK operacion në Tiranë e Durrës, lihen në burg 7 persona

SPAK ka ndërmarrë një operacion për shkeljen e barazisë në tendera nga ku janë arrestuar 9 persona.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar në periudhën maj-qershor 2020 me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë me objekt tenderimi “Blerje autoshkalle per MZSH”.

Mësohet se SPAK ka dhënë urdhërin “arrest në burg” për shtetasit: P.B., Gj.M., I.M., A.V., M.L., A.T., R.S., A.B. Ndërsa  ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

Gjithashtu janë arrestuar dhe disa persona të disa kompanive private të cilët kanë marrë pjesë në tendera. Dyshohet se punonjësit e Bashkisë së Durrësit kanë favorizuar këto kompani.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PROKURORIA E POSAҪME

KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

TIRANË

                                                                                                                                    Datë 29.10.2021

NJOFTIM PËR SHTYP

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2021, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin  e arsyeshëm, se:

Në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T., me cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe nga shtetasit P.B., Gj.M., I.M., me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S.administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Janë regjistruar si persona nën hetim, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal edhe shoqëritë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k., subjekte për të cilat vijojnë hetimet, përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesmarrëse.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 90 akti datë 28.10.2021, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: P.B., Gj.M., I.M., A.V., M.L., A.T., R.S., A.B.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Hetimore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u bë i mundur sot më datë 29.10.2021.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...