5.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Shpërthen bombola e gazit në hotelin Velipojë/ Plagosen katër anëtarët e një familjeje

Në një hotel të qytetit të Velipojës, katër anëtarët e një familjeje, tre vajza dhe një djalë 11-vjeçar, kanë mbetur të plagosur dhe me djegie në 85-90% të trupit, nga shpërthimi i një bombole. Dy më të vegjëlit e shtëpisë janë në gjendje më kritike.

Të dëmtuara janë A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të hotelit, ku ndodhet edhe kuzhina e tij.

Kati i parë i hotelit është thuajse totalisht i shkatërruar. Dyshohet që në hotel nuk ka pasur pushues të tjerë.

Hoteli ndodhet në plazhin e Velipojës, përballë rrugës numër 5 në zonën kryesore.

Qytetarët që kanë dëgjuar këtë shpërthim kanë menduar se mund të ishte dinamit apo lëndë plasëse se ka qenë një zhurmë e madhe. Shpërthimi është dëgjuar shumë në plazhin e Velipojës.

Informacioni paraprak nga Policia

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...