15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shpërthim në Hagë, shemben shtëpite, 4 persona te paktën dërgohen në spital

Një shpërthim ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë, Holandë, duke shkaktuar shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15. Policia ka raportuar se janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit. Pavarësisht kërkimeve, deri tani 4 persona janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital.

Banorët e lagjes treguan se dëgjuan një zhurmë të madhe pas të cilës shpërthyen britma. Një grua e intervistuar nga mediat lokale tha se në momentin e shpërthimit mendoi se kishte ndodhur një tërmet. Ndërsa shkaqet e shpërthimit ende nuk janë përcaktuar, mediat holandeze raportojnë se policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të një automjeti që u largua me shpejtësi disa çaste pas incidentit.

Në vendngjarje ka mbërritur një ekip i specializuar kërkimi dhe shpëtimi, përfshirë 4 qen të trajnuar për të gjetur viktima. Ky ekip ka pasur përvojë të mëparshme gjatë operacioneve kërkim-shpëtimi, përfshirë gjatë tërmetit shkatërrues që ndodhi në Turqi në vitin 2023. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të gjetur të mbijetuarit dhe për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...