14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Vrasja makabër e Alba Cenkos nga bashkëshorti në Athinë, ja cfarë u gjet në shtëpi

Kastriot Cenko, 39 vjeç, ka vrare bashkëshorten e tij, Alba Cenkon, disa ditë më parë në lagjen Ampelokipi të Athinës. Çifti jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre. Gazetari shqiptar në Greqi, Edmont Guri, i cili ka raportuar për ngjarjen, ka deklaruar në një intervistë se kjo vrasje ka tronditur opinionin publik, veçanërisht komunitetin shqiptar në Greqi.

Guri shpjegoi se policia e cila mbërriti në vendngjarje pas njoftimit të bërë nga vetë autori i krimit, konstatoi se nuk bëhej fjalë për një vrasje të çastit. Sipas tij, autoritetet e kuptuan menjëherë që ky ishte një krim i planifikuar. Ai shtoi se kur policia hyri në banesë, gjetën shenja që treguan se vrasja ishte bërë me qëllim dhe jo në një moment të gjaknxehtësi.

“U duk qartë që në momentet e para kur u lajmërua që nuk është thjesht një vrasje, ka diçka më shumë. Ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje, kur hynë në banesë konstatuan disa shenja që tregonin se nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e sipër, por i bëri të dyshonin dhe të thërrisnin menjëherë ekipin e kriminalistikës,” ka thënë Guri.

Ai ka zbuluar se autorit të krimit i është vërtetuar se jo vetëm që ka ekzekutuar bashkëshorten me një çekiç, por ka tentuar edhe ta copëtojë atë me mjete të tjera. Policia ka gjetur shumë qese të zeza në papafingo, ku Cenko ka tentuar disa herë të largonte trupin nga banesa për të fshirë gjurmët e krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...