Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marti, një shpërthim tritoli ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Autori ka hedhur sasinë e lëndës plasëse nga makina dhe është larguar. Sasia ka qenë e vogël, duke thyer vetëm xhamat e një lokali.
Pronari ka shprehur pasiguri dhe nuk ka njohur autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurrenca ose ndonjë klient i pakënaqur.
Policia informon se grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.