6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Shpërthimi global i lisë së majmunëve/ Biden: “Secili duhet të jetë i shqetësuar, jemi duke punuar për të kuptuar çfarë duhet të bëjmë”

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se “secili duhet të jetë i shqetësuar” për shpërthimin global të lisë së majmunëve, pasi po shtohet numri i rasteve me këtë virus.

“Jemi duke punuar shumë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve më 22 maj, teksa është nisur nga Koreja Jugore për në Japoni.

Komentet e tij kanë ardhur teksa virusi vazhdon të përhapet dhe Izraeli e Greqia janë dy shtete që kanë raportuar rastet e para.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste me linë e majmunëve në gjithë botën, si dhe rreth 50 raste të dyshimta.

Kjo sëmundje infektuese është raportuar më herët vetëm në mesin e njerëzve me lidhje në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Mirëpo në javët e fundit ka pasur raportime për raste të tilla në Britani, Spanjë, Portugali, Itali, Shtetet e Bashkuara, Suedi, Kanada, Australi dhe vende tjera.

Virusi është identifikuar fillimisht te kafshët e egra dhe përcillet me gunga në trup, ethe dhe temperaturë.

Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është nga 1 deri në 10 për qind, dhe shumica e vdekjeve raportohen te pacientët e rinj.

Aktualisht nuk ka trajtim për linë e majmunëve, mirëpo vaksinat kundër llojeve tjera të lisë besohet se ofrojnë mbrojtje nga ky virus. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...