19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shpërthimi me eksploziv në banesën e Arben Pllumit në Fushë-Krujë/ Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka ndodhur një shpërthim në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë-Krujë.

Shpërthimi ka qënë i fuqishëm sa është dëgjuar deri në qytetin e Krujës. Fatmirësisht Gjatë shpërthimit nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale, dhe janë demtuar dhe banesat përreth saj.

Bëhet me dije se kjo ishte hera e tretë që brenda pak muajve banesës së Arben Pëllumbit i vendoset eksploziv.

Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e dine se nga i vinë këto sulme. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...