Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur Memaliajin më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit Butjan Kapa, kryetarit të njësisë administrative Qesarati.
Burime bëjnë me dije se 67-vjeçari Kapa ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe ka pasur mungesë bashkëpunimi me autoritetet.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Autorët gjatë largimit dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, pranë fshatit Qesarat, dhe më pas janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.






