7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shpërthimi në një xhami në Pakistan, 59 viktima gjatë ditëlindjes së profetit

Të paktën 59 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të madh në një xhami në Pakistan, ndërsa qeveria u zotua për gjetjen e autorëve dhe akuzoi agjencinë e zbulimit të Indisë se ishte e përfshirë në ngjarje.

Shpërthimi ndodhi në një xhami në Mastung të provincës jugore të Balochistanit pasi një sulmues aktivizoi lëndën shpërthyese në trupin e tij, ndërsa njerëzit po mblidheshin për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamet.

Zyrtarët pakistanezë kanë pretenduar prej kohësh se India sponsorizon grupe të dhunshme në Pakistan, akuza të cilat India i ka hedhur poshtë.

“Institucionet civile, ushtria dhe të gjitha institucionet e tjera do të veprojnë bashkërisht kundër elementëve të përfshirë në sulmin vetëvrasës në Mastung”, tha ministri i brendshëm Sarfaraz Bugti, për mediat në kryeqytetin e Balochistanit, Quetta.RAW është përfshirë në sulmin vetëvrasës”, shtoi ai, duke iu referuar agjencisë indiane të zbulimit. Ai nuk dha detaje apo prova për këto akuza.

Ministria e Jashtme e Indisë dhe një zëdhënës i qeverisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga agjencia e lajmeve Reuters.

Një sulm tjetër të premten në një xhami në veri të provinces Khyber Pakhtunkhwa la të vrarë të paktën 5 persona.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...