6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Shpërthimi pranë Liqenit të Ujmanit në Kosovë: Kryeministri Kurti akuzon Serbinë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mesditën e djeshme pranë Liqenit të Ujmanit në Kosovë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe pa të lënduar. Mediat kosovare raportojnë se dy makina u dëmtuan nga shpërthimi, ndërsa Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, konfirmoi mungesën e të lënduarve.

Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë. Ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka. Rrethanat se si ka ndodh deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin,” tha Elshani. Ai shtoi se shpërthimi erdhi nga një granatë dore, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Incidenti ndodhi në një kohë kur temperaturat e larta kanë shtyrë qytetarët e zonës të frekuentojnë liqenin për plazh. Një prej tyre madje filmoi momentin e shpërthimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi ashpër, duke akuzuar Serbinë për përfshirje në këtë incident.

Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervozi bëhet agresivi.
Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha të tjerat e vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim
”, ka thënë Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Liqeni i Ujmanit konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi përpos të tjerave, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...