18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Shpërthimi pranë Liqenit të Ujmanit në Kosovë: Kryeministri Kurti akuzon Serbinë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mesditën e djeshme pranë Liqenit të Ujmanit në Kosovë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe pa të lënduar. Mediat kosovare raportojnë se dy makina u dëmtuan nga shpërthimi, ndërsa Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, konfirmoi mungesën e të lënduarve.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë. Ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka. Rrethanat se si ka ndodh deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin,” tha Elshani. Ai shtoi se shpërthimi erdhi nga një granatë dore, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Incidenti ndodhi në një kohë kur temperaturat e larta kanë shtyrë qytetarët e zonës të frekuentojnë liqenin për plazh. Një prej tyre madje filmoi momentin e shpërthimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi ashpër, duke akuzuar Serbinë për përfshirje në këtë incident.

“Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervozi bëhet agresivi.
Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha të tjerat e vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim
”, ka thënë Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Liqeni i Ujmanit konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi përpos të tjerave, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...