14.5 C
Tiranë
Friday, October 18, 2024
spot_img

Shpëtohen 3 peshkatarë në Gjirin e Gramës nga Policia Kufitare e Dhërmiut

Tre peshkatarë u shpëtuan me sukses nga Policia Kufitare e Dhërmiut pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë udhëtimit në Gjirin e Gramës. Incidenti ndodhi rreth orës 12:15, kur policia mori njoftimin për situatën emergjente.

Menjëherë, një mjet lundrues i SPK Dhërmi u nis për ndihmë dhe arriti të shpëtojë peshkatarët pa ndonjë problem. Ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit të shpëtimit. Mjeti lundrues u shoqërua më pas në molin e Porto Palermos, ku u kryen verifikimet e dokumentacionit, i cili rezultoi i rregullt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT