11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Shqipëri–Serbi më 7 qershor: Jo thjesht një ndeshje, por një çështje krenarie kombëtare

Më 7 qershor, në një Arenë Kombëtare që pritet të jetë në zjarr, Shqipëria përballet me Serbinë, në një përballje që i tejkalon kufijtë e sportit dhe futet thellë në zemrat dhe ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari.

Kjo sfidë e kualifikueseve për Botërorin 2026, nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Është një akt krenarie, një dëshmi identiteti, një simbol bashkimi. E dëshmon më së miri interesi rekord për biletat: mbi 200 mijë aplikime për vetëm 22 mijë vende në stadium.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tha se këtë herë është përdorur sistem elektronik shorti për shpërndarjen e biletave:

“Deri më 30 maj, qytetarët mund të përfundojnë prenotimin. Më pas, një sistem i automatizuar do të zgjedhë fituesit. Bileta është e personalizuar me ID-në – nuk lejohet hyrja ndryshe.”

Siguria, prioritet absolut

Përballja është klasifikuar me rrezik të lartë, ndaj Policia e Shtetit është angazhuar me një plan masash sigurie të fortifikuara, që nis nga përimetri i jashtëm e deri te pikat më të brendshme të stadiumit.

“Komunikimet me Policinë janë të vazhdueshme. Nga hyrja e parë deri në tribunë, do të ketë kontrolle dhe masa të forta sigurie,” deklaroi Shulku.

Kuqezinjtë të karikuar – përballje që ndjehet në çdo damar

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin K, me një humbje ndaj Anglisë dhe fitore ndaj Andorrës, Shqipëria është aktualisht në vend të dytë. Ndërsa Serbia nis pikërisht ndaj nesh fushatën për Botëror.

“Lojtarët tanë janë të kalitur në kampionatet më të forta të Europës. Ata e ndjejnë ngarkesën emocionale, por janë gati ta përkthejnë në energji pozitive në fushë,” shtoi Shulku.

7 qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin sportiv. Është një thirrje për bashkim, një dëshmi e historisë dhe një shans për fitore, në çdo kuptim të fjalës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...