14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shqipëria dhe Kosova planifikojnë krijimin e qendëres të përbashkët për trajnime dhe pushime të policëve

Një projekt ambicioz është në zhvillim, ku Shqipëria dhe Kosova do të kenë një qendër të përbashkët trajnimi dhe pushimi për punonjësit e policisë. Ky projekt është diskutuar në një takim të rëndësishëm mes ministrit të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, dhe homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla, në Vlorë.

Gjatë vizitës në një hotel të konfiskuar në Vlorë, të cilin planifikojnë ta transformojnë në qendër trajnimi dhe pushimi, ministrat kanë shprehur synimet e tyre.

Ministri Balla tha:

“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policisë të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime.”

Nga ana tjetër, homologu kosovar, Sveçla, shtoi:

“Lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka. Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit.”

Hapësira e ndërtimit është mbi 3000 metra katrorë dhe është një prej pasurive të konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ministrit Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord për këtë investim të përbashkët, duke përfshirë ambiente për pushim dhe studim, si dhe funksione të tjera që lidhen me angazhimet policore kundër trafiqeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...