4.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Shqipëria dhe Mali i Zi mbajnë sot mbledhjen e përbashkët, ja axhenda e plotë e takimeve

Sot do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë takimit që do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë, ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas axhendës, në orën 10:30 do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së, ndërsa, në orën 10:45 do të jetë nisja e seancës së përbashkët.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e Plotë:

10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.

10:45. – Nisja e seancës së përbashkët

(Kameramanët dhe fotografët mund të regjistrojnë ceremoninë e mirëseardhjes dhe fillimin e sesionit)

13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Transmetimet live do t’i ndiqni në faqet zyrtare të Kryeministrit.

Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi:

-Deklaratë e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqiperisë dhe Malit të Zi

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.

(Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)

-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic)

-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...