12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shqipëria drejt dixhitalizimit/Sa do t’iu kushtojë shqiptarëve projekti i Këshillimit Kombëtar

Viti 2022 ka startuar me një tjetër projekt të qeverisë së Edi Ramës, të quajtur Këshillimi Kombëtar, i cili do ti kushtojë buxhetit të shtetit një shumë prej afro 250 milionë lekë të vjetra.

Këshillimi Kombëtar, i cili mbart me vete një seri pikëpyetjesh, lidhur me plotësimin e formularëve, mënyrën e postimit të tyre, apo edhe vërtetësinë e të dhënave, do të kushtojë 250 milionë lekë.

Shifra në fjalë del nga një vendim i Qeverisë për shtesë fondesh për Agjencinë e Bashkqeverisjes dhe për Institutin e Statistikave.

Për Agjencinë e Bashkëqeverisjes shtohet fondi prej 197 milionë lekësh të vjetra. Shifra ndahet në dy zëra. I pari, prej 150 mln lekësh shkon për fushatën promovuese të informimit publik për programin e këshillimit, përmes reklamimit në mediat audivizive dhe të shkruara, elektronike dhe rrjetet sociale.

Shifra prej 47 milionë lekësh do të shkojë për realizimin e materialeve promocionale në sheshe dhe ambiente të tjera publike, ku kryhet procesi i plotësimit të pyetësorit gjatë gjithë këshillimit.

Për Institutin e Statistikave është vënë në dispozicion shuma prej 53 milionë lekësh të vjetra për digjitalizimin e të dhënave që do të përfitohen nga Këshillimi Kombëtar.

Paratë për këtë proces do të sigurohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Vetë Rama është impenjuar maksimalisht në procesin e Këshillimit, që sipas tij ka njohur mbështetje të madhe nga qytetarët, që në ditët e para të shpërndarjes.

Rama kërkon të kthejë në iniciativa ligjore, pyetjet që iu ka adresuar shqiptarëve, por sërish jemi shumë larg demokracisë së drejtpërdrejtë, që përfshin ndërmarrjen e Referendumeve.

Në rastin e Këshillimit, është vetë qeveria ajo që ngre pyetjet, ajo që shpërndan formularët, ajo që përpunon të dhënat, dhe në final ajo që vendos që këto iniciativa të kenë apo jo formën e ligjit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...