14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë”/ Berisha: “Zëri ynë në protestë është një mesazh për Europën se ne nuk pajtojmë me regjimin e Ramës”

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim me gazetarët ka folur protestën e 6 dhjetorit dhe Samitin e BE që do të mbahet në të njëjtën ditë në Tiranë. Berisha  është përgjigjur kritikave dhe akuzave për organizimin e kësaj proteste në të njëjtën ditë me Samitin.

“Protesta në Samite dhe takime ndërkombëtare përveçse në vende diktatoriale janë gjëja më normale dhe pothuajse ligj në të gjitha vendet e lira. Kudo ku ka takime liderësh në Perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve që t’u dëgjohet zëri i tyre. Kjo ka ndodhur në Ahtinë, Dublin, Bruksel , Uashington e shumë vende të tjera. Në Bruksel u zhvilluan protesta të mëdha gjatë takimit me Samitin, askush nuk i akuzoi protestuesit si armiq siç bën Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla. Amerikanët , francezët, gjermanët , europian-perëndimorët i qëllojnë politikanët me vezë miell e bojë ku janë në Samite. kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, atje protestat janë të paligjshme. Përse ne protestojmë më 6 dhjetor? T’u bëjmë me dije liderëve të Samitit se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, por shqiptarët janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë së tyre. Të gjitha raportet janë negative për Shqipërinë. Ata nga protesta jonë duhet të mësojnë se populli shqiptar është kundër korrupsionit se shqiptarët nuk janë të korruptuar , por Edi Rama dhe qeveria e tij. Le të dëgjojnë shtetarët pjesëmarrës në Samit se shqiptarët janë kundër trafikut të drogës por drogën e bëjnë klanet e kryeministrit,. Liderët do të mësojnë se ne nuk dorëzohemi dhe se do të luftojmë për vlerat Europiane dhe kundër kësaj qeverie që të zezat i ka të panumërta. Zëri ynë në protestë është një mesazh për Europën se ne nuk pajtojmë me regjimin e Ramës. Protesta e 6 dhjetorit, kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës që i ka bërë imazhit të Shqipërisë.”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...