16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Shqipëria merr qindra milionë euro kredi për ujësjellësin, por humbjet e ujit mbeten mbi 60%

Qeveria shqiptare ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë marrë pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave. Megjithatë, qytetet e vendit vazhdojnë të përballen me mungesa të ujit të pijshëm dhe humbje të larta në rrjet.

Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet arritën 67% në vitin 2024, pak më shumë se 64% në 2023, duke qëndruar në nivele të ngjashme edhe më parë. Ekspertët theksojnë se problemi nuk qëndron te prodhimi i ujit – kapaciteti vjetor mesatar i burimeve për prodhimin e ujit të pijshëm për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub – por te menaxhimi i dobët dhe mungesa e faturimit të ujit.

Investimet e bëra, shpesh të shpërndara në projekte të vogla dhe të fokusuar kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës së re, nuk kanë arritur të përmirësojnë rrënjësisht furnizimin. Të dhënat tregojnë se vëllimi i prodhuar i ujit në të gjitha shoqëritë e UK për vitin 2021 ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale e qytetarëve ishte rreth 100 milionë metra kub.

Sipas ekspertëve, vetëm përgjysmimi i humbjeve teknike do të rrisë furnizimin me 30–40% dhe do të mundësonte 24 orë në ditë shërbim për shumicën e qyteteve, pa pasur nevojë për burime të reja. Por deri më tani, mungesa e planifikimit dhe menaxhimi joefektiv kanë bërë që Shqipëria të mbetet larg standardeve të furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Macron synon ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15 vjeç në Francë, debat për...

0
Presidenti francez Emmanuel Macron po shtyn përpara një nismë që synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke...

Gazetarja amerikane rrëmbehet në Bagdad, dyshime për lidhje me milicinë pro-iraniane

0
Një gazetare e pavarur amerikane, Shelly Kittleson, është rrëmbyer në Bagdad, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve në rajon. Sipas raportimeve të BBC,...

“1 Prilli”, historia e Ditës së Gënjeshtrave dhe rrengjet më të famshme në botë

0
1 Prilli njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave, një traditë e përhapur që shoqërohet me shaka dhe rrengje mes njerëzve. Origjina e...

Netanyahu: “Irani pranë armëve bërthamore”, vlerëson Trump për qëndrimin ndaj Teheranit

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Irani po i afrohet përvetësimit të armëve bërthamore dhe zhvillimit të sistemeve të avancuara raketore, duke e...

“500 mijë votues nuk janë ‘hale’”/ Bardhi kundër gjuhës së Ramës: Urrejtje, jo politikë

0
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e PS...