8.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Shqipëria përballë Polonisë, Urban paralajmëron një duel të fortë në Varshavë

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Varshavës për ndeshjen e playoff-it kundër Polonisë, me ëndrrën për të siguruar një biletë për në Botërorin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Trajneri polak Jan Urban, në një konferencë për shtyp, vlerësoi skuadrën shqiptare për potencialin dhe stabilitetin që ka arritur me kalimin e kohës. “Shqipëria është një skuadër me shumë potencial. Mendoj se ky potencial është akoma më i madh nga ai që ka pasur më parë, kjo edhe falë stabilitetit të saj. Debutimi i Sylvinhis në 2023 ka dhënë kontributin e vet, dhe kjo bën që skuadra të jetë shumë e fortë,” tha Urban.

Ai shtoi se Polonia duhet të shfrytëzojë faktorin fushë për të fituar. “Ne kemi avantazhin e fushës tonë dhe duhet ta përdorim këtë. Shqipëria ka një mentalitet më mbrojtës dhe shumë lojtarë luajnë në kampionatin italian, duke pësuar pak gola, por shpesh kjo e penalizon në lojën sulmuese,” përfundoi trajneri polak.

Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë strategjik, ku kombëtarja shqiptare synon të shfrytëzojë eksperiencën dhe disiplinën për të surprizuar rivalin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...