6.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Shqipëria përmbytet, politikanët fotografi në terren: Qytetarët kritika për pozat heroike në rrjetet sociale

Prej ditës së djeshme, Shqipëria po përballet me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në pothuajse çdo qark të vendit. Shtëpi nën ujë, toka të dëmtuara, qindra njerëz të evakuuar dhe rrugë të pakalueshme janë realiteti i përditshëm për mijëra qytetarë.

Në terren, përveç situatës dramatike, vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale e kanë marrë politikanët që shfaqen me çizme dhe xhupa, duke siguruar foto për publikun. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, këshilloi qytetarët të shmangnin lëvizjet e panevojshme, ndërsa disa ministra dhe kryebashkiakë duket se zgjedhin versionin klasik: terreni, çizmet dhe pozat heroike.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, vizitoi burgun e Durrësit, ku kati i parë ishte përmbytur, ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako u shfaqën pranë të prekurve, duke dokumentuar vizitat me foto për rrjetet sociale. Në Shkodër, prefektja Holta Duda ishte në terren në zonën e Obotit, një vend që sezonalisht përballet me përmbytje.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer për efektin simbolik të këtyre vizitave: “Ç’vlerë kanë fotot, kur dëmshpërblimet e përmbytjeve të mëparshme nuk kanë ardhur kurrë?”, shkruajnë ata.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi me një status ironik ndaj kritikëve, duke kujtuar se as Italia, as Greqia, as Mali i Zi nuk fajësojnë qeveritë e tyre për reshjet, një referencë e dukshme ndaj episodit të zjarreve të verës së kaluar.

Nga ana tjetër, opozita nuk ka mbetur pas: deputetët e PD dhe PL, duke përfshirë Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, u shfaqën me foto në baltë, duke vazhduar “stafetën” e pozave publike.

Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të përballen me dëmet dhe përmbytjet, ndërsa meteorologët parashikojnë se reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme, duke rritur rrezikun në zonat tashmë të goditura.

Situata mbetet kritike, ndërsa qytetarët kërkojnë veprime konkrete dhe jo vetëm pozime për rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...