3.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Shqipëria pëson rënie të pikëve në këtë indeks/Mbetet tek vendet të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike

Me gjithë hapat e rëndësishëm që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19, të gjitha, pavarësisht nivelit të të ardhurave që kanë, mbeten në mënyrë të dukshme të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike raportoi indeksi global i shëndetësisë për vitin 2021.

Shqipëria pësoi rënie të pikëve në këtë indeks që është produkt i Iniciativës për Kërcënimin Nuklear dhe Qendra Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Në vitin 2019 pikëzimi i siguruar nga Shqipëria ishte 1.2 më shumë sesa në 2021 kur shënoi rezultatin total prej 45 pikësh. Shqipëria është renditur në vendin e 59 nga 195 që ishte totali i vendeve të marra në analizë.

Por cilat aspekte të sigurisë shëndetësore të marra më vete kanë pësuar përmirësim apo përkeqësim në raport me vitin 2019 kur është publikuar për herë të fundit ky indeks. Sa i takon parandalimit Shqipëria është në të njëjtin nivel në të dyja indekset e fundit duke u renditur në vendin e 49.

Ajo që paraqitet me përkeqësim është detektimi apo zbulimi që ka një rënie të pikëve me 5.4. Tek kjo kategori mbikëqyrja, aksesi në të dhëna dhe transparenca janë ato ku janë bërë hapa pas ndërkohë që dhe investigimet të bazuara në raste janë gjithashtu me përkeqësim. Forca punëtore epidemiologjike dhe zinxhirët e furnizimit të laboratorëve kanë mbetur të pandryshuar.

Përgjigja është treguesi i tretë që përbën indeksin dhe që ka shënuar një vlerë 38.1 me një rënie me 5.4 duke na renditur në vendin e 79 globalisht vetëm për këtë tregues. Rënia më e madhe ka qenë në nën komponentin e aksesit në infrastrukturën e komunikimit dhe të kufizimeve për të udhëtuar dhe tregtisë. Në përmirësim ishin përgatitja për emergjencë dhe plani për t’iu përgjigjur asaj.

I vetmi indikator ku Shqipëria ka përmirësim është ai i shëndetit dhe që lidhet me infrastrukturën e nevojshme pra për numrin e klinikave dhe spitaleve si dhe të stafit mjekësor në dispozicion. Këto të fundit janë më mirë sesa në vitin 2019 por diferenca më e madhe është bërë nga nën komponenti i zinxhirit të furnizimit në sistemin shëndetësor dhe punonjësit në fushën e shëndetësisë.

Një tjetër tregues i marrë në analizë është ai për normat ku ka një rënie të pikëve me 2.9 në raport me 2019 dhe angazhimet ndërkombëtare dhe financimin.

I fundit është treguesi i riskut ka një rënie me 3.1 të pikëve të indeksit në raport me vitin 2019 dhe ai tregues që e rendit me keq vendin tonë nëse vlerësohet më vete. Shqipëria renditet e 121 mes 195 vendeve vetëm për këtë tregues dhe çka shihen si problematike janë risku i sigurisë dhe politikës, rezistenca socio-ekonomike, rreziqet mjedisore dhe dobësitë e shëndetit publik.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...