10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Shqipëria planifikon të ngrihet si qendra edukimi turistik për studentët e mikpritjes” – Pololikashvili

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, ka bërë të ditur se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër e edukimit për studentët e mikpritjes, me fokus në edukimin turistik.

“Mund të kemi miliona turistë, por kush do t’i shërbejë atyre? Këtu kthehemi tek kapitali njerëzor. Çdo 10-20 dollarë e investuar në edukim, kthehet shumëfish pas. Kemi rënë dakord me kryeministrin dje që do të krijojmë një qendër edukimi në Shqipëri që do t’i shërbejë rajonit. Shkollat i kemi në Evropë, por kjo nuk është e arritshme për të gjithë. Ne kemi përgatitur akademinë tonë në partneritet me emra të mëdhenj. Kemi prezencë në shumë vende, dhe duam të jemi edhe në Tiranë, që të ofrojmë mundësi mësimi për studentët e mikpritjes. Është e rëndësishme të edukojmë studentët në fushën e mikpritjes, pasi edukimi është shumë i rëndësishëm në sektorin e turizmit,” – tha Pololikashvili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...