8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Shqiptarë, ju kërkoj falje, Greqia shpesh ju….”, kengetari grek ben deklaraten e papritur gjate koncertit ne Tirane

Andonis Remos, këngëtari grek i njohur, ka dhënë një koncert emocionues në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në bashkëpunim me artisten tjetër të njohur greke, Marinelën. Në fillim të koncertit, ai ka shprehur ndjenjat e tij për lëndimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë vitet e para të emigracionit.

Remos ka rrëfyer historinë e tij si një fëmijë i lindur në Gjermani nga prindër grekë dhe ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për emigrantët shqiptarë për kontributin e tyre në Greqi.

Me emocion në zë, ai ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe kontributin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke u ndalur në momente të ndjeshme të historisë së tyre dhe duke kërkuar falje për çdo lëndim që ata mund të kenë pësuar. Remos ka përfunduar me fjalë dashurie dhe respekti për Tiranën dhe për Shqipërinë në përgjithësi.

“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi.
Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë.
Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë: Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë. Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi!

Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj.

Kështu, thellë nga zemra ime, me shumë dashuri e respekt, ju them këto dy shprehje. Sepse duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli”, tha Remos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...