11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Shqiptari 33-vjeçar në gjykim në Itali për trafik droge, u kap me 40 kg kokainë

Porto Sant’Elpidio, Itali – Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Porto Sant’Elpidio, është dërguar për gjykim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia arrestoi shqiptarin së bashku me dy persona të tjerë, të cilët po përgatisnin transportimin e drogës përmes një kontinieri. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 40 kilogramë kokainë, të ndarë në 36 blloqe. Sipas mediave italiane, nëse kjo sasi do të dilte në tregun e Marche, vlera e saj do të kapte mbi 3 milionë euro.

33-vjeçari u paraqit para gjyqtarit hetues gjatë seancës dëgjimore për të verifikuar arrestimin, por zgjodhi të mos flasë, duke ushtruar të drejtën e tij për heshtje. Ai u dërgua në ambientet e parburgimit, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i gjykatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...