28.3 C
Tiranë
Saturday, September 12, 2026

Belind Këlliçi: Opozita po pengohet të ushtrojë të drejtat parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi sot se mazhoranca po i mohon opozitës mundësinë për debat parlamentar, ngritjen e mocioneve dhe krijimin e komisioneve.

Në fjalën e tij gjatë seancës së Komisionit të Nismave, Këlliçi theksoi se gjatë 10 seancave plenare të kësaj legjislature, opozita nuk ka mundur të trajtojë çështje të rëndësishme për qytetarët.

“Flisni për respektimin e opozitës, por në parlament kjo nuk ndodh. Siç jemi ne në parlament, jeni edhe ju. Në këto dy muaj, janë zhvilluar 10 seanca. Kemi pasur mundësinë të flasim për qytetarët dhe për buxhetin, por jo për programin qeverisës dhe ligjin për barazinë gjinore. Nuk kemi pasur mundësi të trajtojmë shumë institucione dhe probleme të zgjedhësve. Seancat janë mbyllur. Sot, si opozitë, nuk na njihet e drejta për mocione për debat, për komisione dhe për çështje jo politike, si rasti i ilaçeve. Mund të tingëllojë bukur se njihen të drejtat e opozitës, por me vepra dhe akte, kjo nuk ndodh në praktikë,” u shpreh Këlliçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Sevaster, makina del nga rruga dhe bie në humnerë, humb jetën...

0
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi...

“Vulë turpi”, qytetarët protestojnë në Vlorë kundër Muzeut Hebraik: “Kjo hapësirë t’i kushtohet historisë...

0
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke kundërshtuar vijimin e punimeve për ngritjen e tij në...

“Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”, Nevina Shtylla zbulon lajmin e madh

0
Moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria, Nevina Shtylla, ka konfirmuar lajmin e bukur që prej ditësh qarkullonte në media: ajo është në pritje të ëmbël për...

“Ndërprisni menjëherë punimet!”, banorët e Rrjollit përplasen me policinë: Do protestojmë çdo ditë

0
Banorët e Rrjollit janë rikthyer këtë të shtunë në protestë, duke u mbledhur përpara kantierit ku po ndërtohet resorti “Blu Bòrgo”, në zonën e...

“Qarkullonte i armatosur”, arrestohet 30-vjeçari në Durrës, pistoleta iu gjet në çantë

0
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante pa leje një armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar...