19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shqiptari gjen gruan me të dashurin në hotel, humb kontrollin dhe i plagos rëndë të dy

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi plagosi ish-gruan dhe të dashurin e saj të cilët i gjeti në një hotel në Rimini të Italisë.

Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se gruaja 51-vjeçare ndodhet e shtruar në spital në gjendje më të stabilizuar kurse partneri i saj është më rëndë. Gjithashtu si pasojë e ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe motra e 48 vjeçarit, e cila ndërhyri gjatë përplasjes.

Policia bën me dije se Pëllumb Jaupi është autori i dyshuar i cili akuzohet për plagosje të dyfishtë dhe përndjekje ndaj ish-gruas së tij me të cilën kishin pak kohë që ishin ndarë.

Akuzat për përndjekje
Gruaja e tij e kishte denoncuar Jaupin për herë të parë në dhjetor të vitit 2020 dhe më pas përsëri në nëntor të 2021-it. Ai akuzohej se e kishte kërcënuar atë vazhdimisht, duke e detyruar të ikte në Shqipëri pas ndarjes, midis marsit dhe tetorit 2020. Kur ajo ishte kthyer sërish kohët e fundit duke menduar se burri ishte qetësuar. Por ai e kërcënoi sërish gruan duke e detyruar atë që të mbyllej në banjë, duke pritur që ai të largohej, shkruan Il Messaggero.

Ai e kontrollonte vazhdimisht, e kërcënonte me thikë, dhe në një rast i kishte thënë gruas së tij nëse i tregonte djalit për dhunën do t’i vriste që të dy. Në nëntor të vitit 2021 ai e priti jashtë shtëpisë dhe pasi vuri re se ajo mori një telefonatë, të cilës ajo nuk iu përgjigj, ai filloi ta kërcënonte, duke bërtitur dhe duke bërë sikur dinte se kush e kishte telefonuar: Nëse nuk ma tregon kush të mori në telefon do të të djeg të gjallë, nuk të vras vetëm se je nëna e fëmijëve të mi, nëse më denoncon dhe më futin në burg do të të vras kur të dal”.

Prokuroria e Riminit kishte kërkuar vitin e kaluar dënimin me burg, por gjykata nuk e mori parasysh për të ardhur deri në ditën e sotme ku ai plagosin gruan e tij dhe partnerin e saj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...