14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga policia greke për vrasjen e një shtetasi grek për një dozë heroinë

Orjon Mitri (Llupo), një shqiptar, është shpallur në kërkim nga policia greke pas akuzave se është autori i vrasjes së një shtetasi grek, Nikolao Mazarakis. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023, në Athinë, pas një sherri banal për një dozë heroinë.

Sherri mes Mazarakis dhe Llupo u përkeqësua, dhe ky i fundit përdori një thikë për të sulmuar viktimën, shkaktuar plagë të rënda dhe hemorragji. Edhe pse disa persona u përpjekën ta ndalonin duke i lidhur këmbën me një fashë, viktima vdiq pas disa orësh prej hemorragjisë. Mjeku ligjor konfirmoi se viktima kishte humbur jetën prej plagëve të shumta me thikë.

Orjon Mitri (Llupo) është i njohur nga autoritetet për veprimtari kriminale më parë dhe është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, dhe shkelje të ligjit të emigracionit. Pas ngjarjes, ai ka kaluar në territorin shqiptar, dhe aktualisht ndodhet në zonën e Divjakës.

Policia greke ka bërë një thirrje për ndihmë ndërkombëtare për arrestimin e tij në Shqipëri dhe ekstradimin për të gjykuar në Greqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...