Një trafikant shqiptar u arrestua në zonën Prato della Valle të Italisë pas një operacioni policor, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Arcella iu gjet edhe një pistoletë e markës “Browning”, e vjedhur në vitin 2019, me karikator dhe pesë fishekë 9 mm.
45-vjeçari, i cili sapo kishte përfunduar periudhën e provës, u përpoq të dorëzonte vullnetarisht dy gramë kokainë për të shmangur kontrolle të mëtejshme, por policia gjeti gjithsej 20 gramë kokainë, një çakmak që përmbante tre doza të tjera të të njëjtës substancë, një peshore elektronike precize dhe një lëndë prerëse.
Zëvendëskomisioneri i Policisë, Immacolata Benvenuto, konfirmoi se shqiptarit i janë gjetur edhe objekte të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal. Ai u dërgua në burgun Due Palazzi, ku po mbahet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar krime të tjera.






