15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shqiptarja Mira Murati pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi. Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa. Mira Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall njërën nga femrat më me influencë në vitin 2023.

Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Intelligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT. Murati do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kryeministri Rama që e bëri të ditur një lajm të tillë në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur më 8 dhjetor të vitit të shkuar.

Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE. Gjithashtu ai shtoi se Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta. Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij. Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...