10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Shtetasit e Kosovës bllokuar në Kufi: Tensione diplomatike me Serbinë

Pas reagimeve të shumta nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, shtetasit kosovarë, që udhëtonin me autobusë e mjete të tjera, janë lejuar të vazhdojnë rrugën. Kryeministri Albin Kurti, e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” ndalimin në territorin e Serbisë të shtetasve të Kosovës, të cilët, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

Ndërsa Serbia përmes një reagimi ka mohuar të ketë bllokuar kalimin shtetasve të Kosovës nga Kroacia në territorin e saj, duke argumentuar se ka forcuar masat dhe kontrollin në kufi. Ndërkaq ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ia ka bërë të ditur situatën e krijuar edhe të dërguarit të BE për dialogun Mirosllav Lajcak.

Svecla thotë se qytetarët e Kosovës u mbajtën mbi 13 orë të bllokuar nga policia serbe u janë konfiskuar dokumentet personale dhe mbetën pa ushqime e pa ilaçe, ndërsa sipas tij një akt i tillë dëshmon rënien e demokracisë në Serbi dhe politikën e saj të agresionit.“Ne nuk do të stepemi ndaj veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit. Siç tha Vulin: Serbia nuk bën pjesë as në CoE dhe as në BE”, thuhet në reagimin e Sveçlës.

Ndërkaq përmes një reagimi të zëdhënësit të BE Peter Stano, Brukseli e konsideroi shkelje të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes bllokimin e shtetasve të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha Stano.

Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...