26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ilir Meta propozon Tedi Blushin si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë

Ilir Meta ka propozuar Tedi Blushin si sekretar të përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Në një konferencë për mediat, Meta foli sërish për tradhti brenda PL, ndërsa tha se ka dëgjuar zëra brenda partisë së Tedi Blushi bën veprimtari armiqësore ndaj Metës.

Madje Meta tha se Tedi Blushin duan ta ‘vrasin’ (politikisht), ndërsa theksoi se Blushi është patriot dhe se ia ka nevojë për njerëz të tillë dhe jo “cimkaxhinj e cimkaxhesha.”

“Ka ndonjëherë xhelozira kur vijën figura të reja kur vijën në parti. Edhe Tedi ka shkaktuar shqetësime ngaqë bën opozitë të vërtetë. Kam dëgjuar teori edhe në këtë seli që Tedi kryen veprimtari armiqësore kundër Ilir Metës. Ata që falsin ndaj Tedit e kanë me Ilir metën, por s’dalin publikisht. Por do dalin se hallet të çojën drejt nxjerrjes së fytyrës të vërtetë. Këta nuk e kanë me Tedin, por me Metën sepse duan që PL të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama, i cili ka investuar për të krijuar në këtë parti fraksion Duman, Dvoran, Ardian, të cilin e mirëpres në pallatin e kongreseve, siç mirëpres çdo fraksion tjetër.

Hitleri thonte kur të shkoj në Moskë, Stalinin do ta var të dytin, të parin do var gazetarin e Radio Moskës, i cili lexonte komunikata e Stalinit dhe ushtrisë së kuqe. Thoshte Stalinin do ta vras të dyin. Pse duan ta vrasin këta detin, se nuk bëjnë dot opozitë siç bën Tedin, as s’ka qenë ministër, as ka bërë tender. A bën Tedi gabime patjetër, me atë ritëm që punoj unë, por mbi të gjitha Tedi mëson dhe është patriot. Dhe Ilir Meta ka nevojë për patriot, jo për cimkaxhinj e cimkaxhesha”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...