5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Shtetasit të dënuar për trafikim droge i sekuestrohet pasuria e paluajtshme me vlerë 1 milion euro

Shtetasit Fran Merdhoçi, 57-vjeç, dhe familjarët e tij janë të dënuar me burgim për trafikim droge. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka dënuar ata me 10 vjet e 6 muaj burgim. Pasuria e tyre e paluajtshme, me vlerë 1 milionë euro, është sekuestruar. Kjo pasuri, dyshohet se ka burim nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve. Konkretisht, janë sekuestruar 2 vila në Bobresh, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Villas”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Villas”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT