8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shurupi natyral për kollën.

Rigoni njihet për fuqinë antibakteriale dhe rekomandohet të përdoret për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore përfshirë kollën. Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni rigonin për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e shurupit natyral për kollën ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:

Gjysmë filxhan çaji me mjaltë,
2 thelpinj hudhër
2 degë rigoni të freskët.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysmë filxhani me qepë të grira dhe lëngun e një limoni.

Përgatitja:
Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr, hidhni gjysmë filxhan çaji me ujë e më pas kur të marrë valë hidhni thelpinjtë e hudhrës dhe rigonin. Ziejini për 5 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni të ftohet për disa minuta e më pas shtoni mjaltin. Lëngun mund ta pini menjëherë. Një alternativë tjetër e përgatitjes së shurupit është që t’i fusni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe t’i mbani gjatë natës.

Në fillim fusni rigonin, më pas hudhrën, limonin e prerë në feta dhe qepët. Shtoni mjaltin dhe ujin, mbylleni kapakun dhe lëreni të mbyllur deri në mëngjes. Të nesërmen mund të përdorni shurupin dhe pjesën e mbetur ta mbani në frigorifer. Shurupi i përgatitur në këtë mënyrë është më i fortë sepse vlerat e qepës dhe hudhrës mbeten të pandryshuara. Shurupi i rigonit mund të merret jo vetëm kundër kollës por edhe acarimit të fytit. Ju mund të konsumoni nga një lugë gjelle shurup sa herë të keni nevojë. Ky shurup nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën dy vjeç për shkak të mjaltit.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...