34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Përfundojnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit trans Adriatik.

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit trans Adriatik kanë përfunduar, 4 vjet e gjysmë pas fillimit të tyre, njofton zyrtarisht konsorciumi.

Tubacionet janë mbushur me gaz që nga seksioni në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë e deri në Puglia të Italisë. Në ditët dhe muajin në vijim, “Tap” do të jetë e fokusuar në përgatitjen për nisjen e operacioneve tregtare të transportit të gazit. Në mes të nëntorit ndërkohë pritet që të bëhet edhe lidhja mes gazjellësit TAP dhe rrjetit europian në Puglia, që më pas do të mundësojë edhe transportin e gazit natyror drejt Europës.

Projekti shihet si me rëndësi strategjike për Europën pasi do të ulë ndjeshëm varësinë ndaj gazit rus. Edhe për Shqipërinë, gazsjellësi transadriatik do të ketë një peshë të madhe, pasi veç forcimit të pozitave tona gjeostrategjike do të mundësojë edhe aksesin më të kollajtë dhe më të lirë në gazin natyror azer.

Por, nga ana tjetër, Shqipëria do të humbasë burimin kryesor të flukseve të investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë 5 viteve të fundit. “Tap” do të transportojë gaz nga fusha e Shah Deniz II, është 878 kilometra i gjatë dhe lidhet me gazsjellësin trans-anatolian (TANAP), në kufirin turko-grek, kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë, për të përfunduar në brigjet e Puglias në Itali.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...