12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Si i kaloni fundjavat? Psikologu zbulon 4 zakone që i dallojnë çiftet më të lumtura

Mënyra si një çift kalon fundjavat mund të zbulojë shumë më tepër sesa mendohet për shëndetin e lidhjes së tyre. Këtë e pohon psikologu i marrëdhënieve Mark Travers, i cili, pas studimit të qindra çifteve dhe përvojave të tij personale, rendit katër zakone të thjeshta, por thelbësore, që dallojnë çiftet më të lidhura dhe më të lumtura.

1. Nuk ka rëndësi sa kohë kaloni bashkë, por si e kaloni atë
Një mëngjes i qetë pa celularë, një shëtitje pa ndërprerje apo një darkë pa shpërqendrime teknologjike janë më shumë se sa thjesht kohë bashkë. Janë momente kur lidheni emocionalisht. Cilësia e kohës është ajo që ka më shumë rëndësi.

2. “Së bashku, por secili në botën e tij”
Njëri lexon, tjetri ndjek një serial. Nuk flisni, por jeni fizikisht afër. Ky lloj bashkëqëndrimi, i njohur si “parallel play”, është mënyrë intime për të ndarë hapësirën pa presionin e komunikimit të vazhdueshëm. Një mënyrë për të ruajtur afërsinë pa e konsumuar lidhjen.

3. Krijojnë rituale të përbashkëta, sado të vogla qofshin
Nga një kafe mëngjesi te një lojë tavoline apo thjesht planifikimi i javës së ardhshme me një gotë verë në dorë — çiftet e lumtura kanë zakone që i përkasin vetëm atyre. Nuk ka rëndësi çfarë rituali është, për sa kohë krijon ndjenjën e përbashkësisë.

4. Bëjnë të qeshin njëri-tjetrin
Humori është ngjitës, por edhe i shëndetshëm për marrëdhënien. Një video qesharake, një “battle” kërcimi në kuzhinë apo një batutë spontane – të qeshurit së bashku është një mënyrë për të ulur stresin dhe për të mbajtur gjallë shkëndijën e lidhjes.

Përfundimi i Travers është i qartë: Nuk nevojiten pushime luksoze apo gjeste madhështore për të pasur një lidhje të fortë. Mjafton kujdesi i vogël, prania e vërtetë dhe dëshira për të qenë afër — jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...