12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Si ra në grackën e gazetarëve të infiltruar shqiptari në Angli i vetëquajtur “Djalli”

Një shqiptar është dënuar me 4 vite e gjysmë burg në Britaninë e Madhe, nën akuzë për trafikim lëndësh narkotike.

Mësohet se Selamet Mehmetaj akuzohet se ishte pronari i një shtëpie bari, ku kishte punësuar dhjetëra emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, dhe nga ku shpërndahej drogë me vlerë miliona paund në vit, në gjitha Britaninë.

Mehmetaj, i cili e quante veten “Djalli”, u arrestua pasi ra në grackën e gazetarëve të “Daily Mail”, pasi u ofroi atyre t’u shiste kanabis, teksa ata e filmonin fshehurazi. Nën hetim bashkë me të u vendos dhe vëllai, Dior, i cilësuar nga policia si krahu i tij i djathtë. Gjatë bisedës me gazetarët e infiltruar si klientë, ai tregonte me mburje për bëmat e tij kriminale, nga sherret, tek milionat që fitonte duke shitur drogë.

Pasi kishte mbërritur në Britani, Mehmetaj nisi të drejtonte biznesin e tij të drogës dhe të shijonte një stil jetese playboy. Ai gjithashtu bëri një video rap, ku pretendonte se ishte ‘numri një’ dhe ‘i madhi në këtë vend’ dhe se si do të ‘hapte zjarr me armë’ për të mbrojtur miqtë.

Gjykata dëgjoi se si, pavarësisht se kishte bërë një pasuri nga shitja e tij e drogës, ai pagoi dy burra që kishin mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 100 £ në javë secili, për të punuar me orar të plotë në dy fabrikat e tij të kanabisit, të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës Veriore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...