19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Siguria financiare dhe efektiviteti i Kontratave PPP në Sistemin Shëndetësor të Shqipërisë: Analiza e rritjes së shpenzimeve

Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për koncesionet në sektorin e shëndetësisë, si rezultat i shtimit të numrit të Partneriteteve Publiko-Private (PPP) dhe financimeve të tejkaluara përtej vlerave të dakorduara në kontratat koncesionare. Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore arritën në 18,7 miliardë lekë në vitin 2023. Nga këto të ardhura, mbi 5,3 miliardë lekë (23.7% e fondeve të grumbulluara) u përdorën për financimin e katër kontratave PPP në shëndetësi: Kontrolli bazë, sterilizimi, dializa e Klodian Allajbeut dhe laboratorët.

Këto katër kontrata PPP morën gjithashtu rreth 9.3% të buxhetit të FSDKSH-së, duke ndikuar ndjeshëm në burimet financiare të këtij institucioni, i cili ofron shërbime publike shëndetësore në të gjithë vendin. Ndërkohë, mungesa e analizave dhe monitorimit për efektivitetin dhe rezultatet e këtyre kontratave në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shëndetin e popullatës mbetet një shqetësim i madh.

Financimet më të mëdha për PPP-të në shëndetësi janë alokuar për projektet e sterilizimit dhe laboratorit, me vlera në rritje vit pas viti. Në vitin 2023, PPP-ja e laboratorit u financua me 1.8 miliardë lekë, në krahasim me 1.7 miliardë lekë në vitin 2022. Këto financime po ndikojnë negativisht në buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që të kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, po bie pre e keq-menaxhimit dhe abuzimeve. Fondet për shërbimin spitalor arritën në 31 miliardë lekë në vitin 2023, por 4,4 miliardë lekë ose 14% e këtij buxheti u përdorën për financimin e tre kontratave PPP.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të këtyre kontratave PPP, dhe fondet për shërbimin spitalor kanë ardhur në rritje pas pandemisë, por pesha e koncesioneve ka ardhur në zgjerim më të shpejtë. Transparency International i ka renditur këto PPP në shëndetësi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë në hetim nga SPAK.

Në strukturën e shpenzimeve për sektorin publik të shëndetësisë, shpenzimet më të mëdha i zënë shërbimet spitalore me 56%, ndjekur nga rimbursimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore me 22%, dhe shpenzimet për kujdesin parësor me 20%. Shpenzimet administrative, përfshirë pagat dhe shpërblimet, sigurimet shoqërore-shëndetësore, mallrat dhe shërbimet, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të mbetur të buxhetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...