6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Siguria në nivelin zero” — Homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja, që u vra në sallën e gjyqit

Në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë u mbajtën sot homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Në ceremoni morën pjesë kolegë, familjarë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Në nderim të gjyqtarit të ndjerë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili bëri thirrje për masa urgjente sigurie në gjykatat e vendit.

“Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme. Siguria është në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi,” — deklaroi Sadushi.

Ngjarja tronditëse ndodhi të hënën pasdite, pas përfundimit të një çështjeje pronësie në Apel. Autori, Elvis Shkambi, pas shpalljes së vendimit kundër tij, nxori një armë zjarri dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit Kalaja, duke e plagosur për vdekje.

Hetimet paraprake zbulojnë se kontrolli në hyrje të Gjykatës ka qenë i mangët. Kamerat e sigurisë tregojnë se Shkambi dhe një tjetër person, Gjon Shkambi, kanë kaluar përmes pajisjes së detektorit metalik, i cili sinjalizoi prani metalesh, por punonjësi i sigurisë Banush Koxha nuk ka kryer kontroll fizik dhe nuk ka regjistruar hyrjen e tyre.

Pas krimit, autori i dorëzoi armën një nëpunësi gjyqësor dhe u neutralizua menjëherë nga policia në oborrin e Gjykatës. Ndërkohë, nga të shtënat u plagosën edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë në institucionet e drejtësisë, ndërsa komuniteti juridik i vendit kërkon reforma të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...