29.1 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

“Trafikanti i armëve” shqiptar i lirë në Londër, pritet të ekstradohet në Shqipëri në dhjetor

Një 28-vjeçar shqiptar, i akuzuar për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, po qëndron i lirë në Londër ndërsa pret gjyqin për ekstradim. Sipas “Daily Mail”, Alban Gjidiaj, i kërkuar nga SPAK për kontrabandë armësh nga Durrësi drejt Britanisë, është liruar me kusht pasi pagoi një garanci prej 5 mijë paundësh.

Gjidiaj u arrestua në fillim të këtij viti nga Policia Metropolitane, me urdhër të prokurorëve shqiptarë, por vendimi për ta lënë të lirë në pritje të procesit ka ngjallur reagime, për shkak të natyrës së rëndë të akuzave. Nëse dënohet në Shqipëri, ai përballet me deri në 17 vite burg.

Ndërkohë, prokurorët shqiptarë e akuzojnë si pjesë të një rrjeti të gjerë kriminal që kontrabandonte armë dhe municione drejt Britanisë për t’u përdorur nga grupet e krimit të organizuar, përfshirë banda që ruajnë plantacione kanabisi dhe “shtëpi të sigurta” për kokainën.

Burime nga Interpol Tirana konfirmuan se ky grup kishte ndikim “shkatërrues” në tregun e zi britanik, ndërsa autoritetet kanë arrestuar edhe vëllain e tij, Almir Gjidiaj, në një resort në Kolumbi, ku iu gjetën tetë armë zjarri dhe mbi 200 fishekë.

Alban Gjidiaj pritet të dalë për seancë dëgjimore për ekstradim më 4 dhjetor 2025, në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit.

Në një rast të ngjashëm, një tjetër shqiptar, Mikel Hoxha, i dënuar në mungesë për tentativë vrasjeje, rezulton se ka jetuar i lirë në Britani për pesë vjet, ndërsa kërkon të shmangë ekstradimin duke përdorur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që mbron jetën familjare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...